Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Konferencën rajonale
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në Konferencën rajonale
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut
mori pjesë në Konferencën rajonale
Kryetari i Këshillit Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, mori pjesë në Konferencën rajonale e cila u mbajtë më 26 dhe 27 shtator 2024 në Budva, Malë të Zi, që u mbajtë si pjesë e proektit rajonal të OBSE-së për mbikëqyrjen e proceseve gjyqësore për menaxhimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perendimor, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Transparencën e akteve dhe procedurave gjyqësore, pengesat në zbatimin e reformave dhe politikave penale janë temat që u diskutuan dhe u prezantuan nga pjesëmarrësit e Konferencës.
Konferenca rajonale kishte për qëllim t’u mundësonte, përfaqësuesve të sistemit të Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosna Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi të diskutonin dhe shkëmbenin përvojën me njëri-tjetri mbi çështjen struktrore, si dhe çështjet që lidhen me ndjekjen penale dhe vendimmarrjen në rastet krimit të rëndë dhe korrupsionit, duke përfshirë praktikat e mira.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva theksoi se “Implementimi i rekomandimeve të bashkësisë ndërkombëtare është garancia e vetme për një proces të suksesshëm reformues të shtetit”