Takimi i Kryetares Vesna Dameva me ambasadorin Rokas [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takimi i Kryetares Vesna Dameva me ambasadorin Rokas

Njoftime, Evenimente, Risi  |  18 Nën 2024

Takimi i Kryetares Vesna Dameva me ambasadorin Rokas

 

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, sot është takuar me ambasadorin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas, i shoqëruar nga zëvendësambasadorja e Delegacionit të BE-së.

Gjatë takimit u diskutuan disa tema lidhur me avancimin e sundimit të ligjit, reformat në sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, strategjinë për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe mbështetjen nga BE-ja në procesin e afrimit të Maqedonisë së Veriut më afër anëtarësimit në BE.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Raportit të Misionit Vlerësues të BE-së për funksionimin e Këshillit Gjyqësor nga viti 2023, si dhe Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjendës së Reformës në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkani Perëndimor nga viti 2024.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga BE-ja në forcimin e pavarësisë dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore dhe falënderoi për mbështetjen që Këshilli Gjyqësor merr përmes Projektit të BE-së për mbështetjen e sundimit të ligjit.

Ambasadori Rokas i përshëndeti të arriturat e Këshillit Gjyqësor gjatë vitit të kaluar, ripohoi përkushtimin e BE-së për forcimin e sektorit gjyqësor dhe theksoi nevojën për zbatimin e vazhdueshëm të standardeve dhe rekomandimeve evropiane. Ai po ashtu theksoi edhe rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe institucioneve të tjera të prekur në vend.

Në takim u theksua nevoja e zbatimit të vazhdueshëm të rekomandimeve nga Raporti i Misionit Vlerësues të BE-së. Kryetarja e Këshillit Dameva informoi për sfidat dhe progresin e deritanishëm përmes aktiviteteve të Këshillit Gjyqësor që synojnë zbatimin e rekomandimeve të BE-së dhe konfirmoi angazhimet për përmirësim të mëtutjeshëm të gjendjesë.

Në fund të takimit, Kryetarja Dameva dhe ambasadori Rokas shprehën vullnetin e tyre për bashkëpunim në drejtim të arritjes së synimeve të përbashkëta për një sistem gjyqësor të reformuar, të pavarur, transparent dhe efikas, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane.