Kumtesë nga seanca e 512-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 22.01.2024 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seanca e 512-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 22.01.2024

Njoftime, Evenimente, Risi, Njoftim për opinionin  |  23 Jan 2025

KUMTESË

Këshilli Gjyqësor i RMV-së në seancën e 512-të të mbajtur më 22.01.2024, vendosi si në vijim:

1.Miratoi:

-Procesverbalin nga seanca 506-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 27.11.2024 dhe

-Procesverbalin nga seanca 507-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 02.12.2024;

2.Sipas dispozitave për zgjedhjen e gjyqtarëve, mënyra, kushtet dhe kriteret e parashikuara në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të RMV-së, Ligjin për Gjykatat, Rregulloren e Punës së Këshillit Gjyqësor të RMV-së, si dhe Rregulloren për mënyrën e renditjes së kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarëve në një gjykatë më të lartë, Këshilli e ka votuar sipas renditjes së listave të kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe gjyqtarëve të zgjedhur të Gjykatës së Apelit Manastir, në mënyrë që:

 

-Për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir, për fushën penale është zgjedhur:

-Billjana Bellevska Projkovska-gjyqtare e Gjykatës Themelore Ohër;

 

-Për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir, për fushën civile janë zgjedhur:

-Risto Sotirov-gjyqtar në gjykatën Themelore Manastir; -Dejan Krstanov-gjyqtar në gjykatën Themelore Manastir dhe -Alleksandar Illievski-gjyqtar në gjykatën Themelore Manastir;

3.Është vërtetuar ndërprerja e funksionit gjyqëror për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie për Elilia Illievska gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

 

4.Me vetë kërkesë është vërtetuar ndërprerja e funksionit për Suzana Cillevska gjyqtar-porotë në Gjykatën Themelore Penale-Shkup dhe

 

-Për gjyqtar-porotë në Gjykatën Themelore Penale-Shkup janë emëruar:

-Ivana Dodevska;

-Darko Spiroski;

-Stefan Ginoski dhe

-Frosina Spasovska

5. Diskutua për kërkesën e gjyqtarit për shpenzimet e udhëtimit dhe ka marrë vendim me të cilin është respektuar kërkesa e Abdullah Azarit, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gostivarit për kompensim të shpenzimeve dhe i vërtetohet e drejta Abdullah Azarit, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar për kompenzimin e shpenzimeve të transportit si gjyqtar që jeton në një komunë dhe punon në një komunë tjetër, për periudhën nga 02.01.2025, pra në të ardhmen përderisa gjyqtari kryen funksionin gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Gostivarit në shumën e shpenzimeve faktike për transport me mjete të transportit publik, i cili mundëson ardhjen dhe largimin me kohë nga puna, në rrugën Tearcë-Tetovë-Gostivar dhe anasjelltas;

 

6.Diskutua për Raportin për verifikimin e afatit të dorzimit të Feltëparaqitjeve të dokumenteve dhe kompletimit në kohë pas publikimit të shpalljesë për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Krushevës dhe e njejta u miratua në mënyrë që procedura për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore Krushevë vazhdon për kandidatin Haxho Tariq-gjyqtar në Gjykatën Themelore Manastir;

 

7.Diskutim për njoftimin e komisionit për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave dhe mori Vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Themelore Berovë, Gjykata Themelore Dellçevë, Gjykata Themelore Ohër dhe Gjykata Themelore Radovish;

 

-Një kohësishtë solli vendim për formimin e Komisionit për përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave dhe mori Vendim për publikimi e shpalljes për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Themelore Berovë, Gjykata Themelore Dellçevë, Gjykata Themelore Ohër dhe Gjykata Themelore Radovish në përbërje:

 

 

 

-Vesna Dameva-kryetare i Komisionit;

 

-Xhetena Bektoviq-anëtare i Komisionit dhe

 

-M-r.Ivica Nikollovski-anëtar i Komisionit;

 

8.Është shqyrtuar dhe miratuar Rapoti për vlersimin e jashtëzakonshëm të kandidatit për kryetar të Gjykatës Themelore Krushevë, kështu që kandidati Haxho Tariq, gjyqtar në Gjykatën Themelore Manastir është vlerësuar me notë pozitive;

 

9.Solli vendime për ndryshimin e komisioneve në lidhje me publikimin e shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave (për shkak të mbarimit të mandatit të një anëtari të Këshillit), në mënyrë që:

 

-Bëhen ndryshime dhe poltësim i vendimit me të cilën është formuar Komisioni për verifikimkin e plotësimit të kushteve dhe kritereve e kryetarit të Gjykatës Tehemelore Koçani në mënyrë që në vend të “Mirsad Suroji-anëtar i Komisionit”, të jetë M-r. Antoineta Dimovska- anëtare i Komisionit.

 

Bëhet ndryshimi i vendimit me të cilin është themeluar Komisioni për renditjen e kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarit në gjykatën më të lartë pas publikit të shpalljes për zgjedhjen e 10 (dhjetë) gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Shkup, në mënyrë që në vend të “Mirsad Suroji-anëtar i Komisionit”, të jetë Ariton Ala- anëtar i Komisioni

 

-Merret vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me të cilin është formuar Komisioni për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës, pasi është marrë vendim për publikimit të shpalljes për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës në Gjykatën e Apelit Manastir, në mënyrë që në vend të "Mirsad Suroji - kryetar i Komisionit", të jetë Ariton Ala - kryetar i Komisionit.

 

10. Vendosi pas Njoftimit të Komisionit për konstatimin e gjendjen faktike pas kërkesës së parashtruar për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit gjykate dhe solli vendim për vazhdimin e procedurës;

 

11.Formimi i Komisionit raportues pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës;

 

- Mori Vendim për ndryshimin e Komisionit të Raportuesve pas kërkesës së paraqitur për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit dhe

 

12.Diskutua në lidhje me qështjen e publikimit të shpalljesë për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

 

Inqizimin е drejtëpërdrejt të seancës mund ta shikoni në linkun e më poshtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=UFRynLmJ0AU