NJOFTIM PUBLIK për lëndën e Gjykatës Themelore Tetovë K.nr.117/25 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM PUBLIK për lëndën e Gjykatës Themelore Tetovë K.nr.117/25

Njoftime, Risi  |  11 Pri 2025

NJOFTIM PUBLIK

 

për lëndën e Gjykatës Themelore Tetovë K.nr.117/25

Prokuroria Publike e Tetovës deti te Gjykata Themelore Tetovës ka dorëzuar propozim aktakuzën I-KO.nr.172/23 nga 06.06.2023 për një vepër penale - VEPRA TË RËNDA KUNDËR SIGURISË SË QYTETARËVE DHE PASURISË NË TRAFIK nga neni 300, paragrafi 4 n.l me nenin 297 paragrafin 3 n.l me paragrafin 1 të Kodit Penal i cili parashikon dënim me burg nga një deri në pesë vjet.

Gjykata Themelore Tetovë, me propozim të prokurorisë, e ka formuar lëndën K.nr.436/23, pas së cilës më 30.11.2023 është sjellë aktgjykim, me të cilin gjykata i ka shqiptuar të pandehurin dënim me tre vjet e gjashtë muaj burgim.

Kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Tetovë K.nr.436/23 nga 30.11.2023, i pandehuri përmes palës mbrojtës ka parashtruar ankesë deri te Gjykata e Apelit Gostivar.

Pas ankesës, Prokuroria e Lartë Publike e Gostivarit ka paraqitur propozim me shkrim III KOZH.nr.99/24 nga 11.03.2024, me të cilin propozon që ankesa e parashtruar nga i pandehuri të refuzohet si e pabazë.

Gjykata e Apelit në Gostivar caktoi dhe mbajti seancë publike në të cilën prokurori publik nga Prokuroria e Lartë Publike Gostivar e cila ndryshoi propozimin III-KOZH.nr.99/24 nga 11.03.2024, duke propozuar që të pranohet pjesërisht ankesa e të pandehurit e parashtruar përmes palës mbrojtës, në atë mënyrë që të pandehurit t'i jepet sanksion më i butë.

Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Gostivar KZH-64/24 nga 16.04.2024, ankesa e të pandehurit është miratuar pjesërisht, dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore Tetovë K-436/23 nga 30.11.2023 është ndryshuar vetëm në pjesën e aktvendimit, në mënyrë që i pandehuri të dënohet me burgim me dy vjet.


 

Kundër aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Tetovë K.nr. 436/23 nga 30.11.2023 dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Gostivar KZH.nr.64/24 nga 16.04.2024, i pandehuri përmes palës mbrojtës ka paraqitur kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë.

Me vendim të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, aktgjykimi i Gjykatës Themelore Tetovë K.nr. 436/23 nga 30.11.2023 dhe aktgjykimi i Gjykatës së Apelit Gostivar KZH.nr.64/24 nga 16.04.2024 anulohet dhe lënda kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Pas kthimit të lëndës në Gjykatën Themelore të Tetovës, e njejta lëndë ka marrë numër të ri K.nr.117/25 dhe i është caktuar tjetër gjyqtarit nga gjyqtari paraprak i cili ka sjellë aktgjykimin K.nr.436/23 nga 30.11.2023.

Pas shqyrtimit kryesor të mbajtur më 07.04.2025 për rastin K.nr.117/25, në të cilin i pandehuri e pranoi fajësinë për veprën penale që i ngarkohej në aktakuzë, Gjykata Themelore në Tetovë e dënoi me dy vjet burg.

Sipas nenit 428 të LPP-së, nëse ankimi bëhet vetëm në favor të pandehurit, aktgjykimi nuk mund të ndryshohet në dëm të tij për sa i përket vlerësimit ligjor të veprës penale dhe sanksionit penal.