Kumtesë nga seanca e 519-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 02.04.2025
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kumtesë nga seanca e 519-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 02.04.2025
KUMTESË
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 519-të të mbajtur më 02.04.2025 (mërkurë) ndryshoi dhe pëlotësoi rendin e ditës dhe vendosi si në vijim
1. Shqyrtoi dhe miratoi Raportin vjetor për punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
2. Solli vendim për ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit-porotë në Gjykatën Themelore Civile Shkup, me vetë kërkesë.
-Solli vendim për ndërprerjen e gunksionit gjyqtar-porotë në Gjykatën Penale Shkup, me vetë kërkesë;
- Solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqtar-porotë në Gjykatën Themelore Kratovë, për shkak të mbarimit të mandatit të tyre dhe
-Solli vendim për zgjedhjen e gjyqtarve-porotë në Gjykatën Themelore Kratovë;
3.Solli vendim për dërgim të përkohëshëm të gjyqtarit të Gjykatës Themelore Kriva Pallankë në kryerjen e Funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore Civile-Shkup, për një periudhë prej 6 muaj;
4. Solli vendim që nuk respekton kërkesën e gjyqtarit për pushimin e funksionit gjyqësor;
5.Sjellja e vendimit për refuzimin e ankesës si të papranueshme;
6.Solli vendima për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e 6 (gjashtë) gjyqtarëve të Gjykatës Apelit Shtip, përkatësisht: 3 (tre) gjyqtarë për fushën civile dhe 3 (tre) gjyqtarë për fushën penale dhe për zgjedhjen e 3 (tre) gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë Administrative.
-Formohet Komisioni për randitjen e kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarit në gjykatë më të lartë në përbërje:
1.Ariton Ala – kryetar
2.Danka Ristova – anëtare dhe
3.M-r Tanja Çaçarova Ilievska – anëtare;
7.Solli vendim me të cilën për kryetar të Gjykatës Apelit Gostivar është zgjedhur Bekim Mehmedi, gjyqtar në Gjykatën Apelit Gostivar;
8.Diskutua për parashtresat dhe ankesat e parashtruara nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave, përkatësisht:
UPP nr. 77/25,16/25, 61/25,91/25;
UPP nr.381/24, 66/25, 81/25;
UPP nr.14/25, 65/25, 92/25;
UPP nr. 36/25, 48/25,62/25,87/25
UPP nr. 63/25, 68/25, 76/25
UPP nr.404/24, 71/25;
UPP nr. 54/25, 85/25;
UPP nr.248/24, 73/25;
UPP nr.364/14, 60/25, 74/25;
UPP nr.371/24, 21/25, 69/25;
UPP nr.22/25, 58/25, 64/25, 89/25
UPP nr.412/24, 1/25, 70/25, 82/2.
Parashtresat UPP nr.182/24; 53/25 janë tërhequr;
9.Diskutua edhe pas njoftimit për gjendjen faktike të vërtetuar pas kërkesës për përcaktimin e kompetencës së gjyqtarit dhe ka marrë vendim për ndërprerjen e procedurës;
10.Diskutoj pas Raporteve për gjendjen e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit nga:
-Pas kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve, ka marrë vendime për shkarkimin e dy gjyqtarëve nga funksioni gjyqësor dhe për largimin e përkohshëm nga ushtrimi i funksionit gjyqësor deri në përfundimin përfundimtar të procedurës, si dhe ndaj një gjyqtari është caktuar masë disiplinore, ulje pagash në masën 30% të pagës mujore për një kohëzgjatje prej 6 muajsh;
-Pas dy kërkesave për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, ka marrë vendim për ndërprerjen e procedurës;
-Pas kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, ka marrë vendim me të cilin gjyqtari është dënuar me masë disiplinore ulje pagash në masën 30% të pagës mujore për një periudhë 6 mujore;
11.Formimi i Komisioneve raportues pas kërkesave për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetarit gjykatës dhe
12.Miratoi Raportin për vlersimin e jashtëzakonshëm të punës së kandidatit për gjyqtar për kryetar të Gjykatës Themelore Kratovë.
Inqizimin е drejtëpërdrejt të seancës mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm
https://www.youtube.com/watch?v=1dpzcB39s1w