NJOFTIM PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM PUBLIK

Известувања, Изјави, Соопштенија за јавност  |  04.11.2024

NJOFTIM PUBLIK

 

Duke pasur parasysh se ditëve të fundit në opinion janë paraqitur qëndrime negative lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat jo vetëm që nuk përputhen me realitetin, por edhe të krijojmë perceptimin se Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim të kundërligjshëm, për hir të njohjes së plotë të opinionit, të cilit jemi të detyruar t'i paraqesim të vërtetën, njoftojmë për sa vijon:

Këshilli Gjyqësor, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, në seancën publike të mbajtur më 24.10.2024, ka emëruar anëtarë të Këshillit drejtues në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë nga radhët e gjyqtarëve që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Në seancë u theksuan argumentet dhe u dhanë shpjegime që janë në drejtim të ligjshmërisë dhe arsyetimit të një vendimi të tillë, përkatësisht nominimit dhe e njëjta gjë u bë edhe para publikut të pranishëm në seancë.

Në rastin konkret, nuk mund të zbatohet neni 44 paragrafi 4 i Ligjit për Përdorimin e Korrupcionit dhe Konflikt të Interesit, sepse anëtarët e Këshillit drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë janë gjyqtarë dhe prokurorë publikë, të cilët me ligj janë personat tashmë të zgjedhur dhe të emëruar, dhe ligjshmëria e vendimit të Këshillit mbështetet nga praktika e mëparshme.

Është e padiskutueshme që Këshilli drejtues i Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë vendos për kundërshtimet e kandidatëve në AGJPP, të cilët zgjidhen nga Këshilli pas përfundimit të Akademisë, por është gjithashtu e padiskutueshme që Gjykata e Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila vendos për ankesat e kandidatëve të pazgjedhur që kanë mbaruar Akademinë. A do të thotë kjo se edhe në këtë rast emërimi i një gjyqtari nga Gjykata Supreme për anëtar i Këshillit drejtues në AGJPP është i paligjshëm për shkak të konfliktit të interesit?

Për tejkalimin e dyshimeve e shprehura në publik rethë mënyrës së procedurës për nomini, Këshilli Gjyqësor ka filluar procedurë për pregaditjen të aktit nënligjor, i cili do të rregulloj kushtet dhe procedurën për të gjitë nominimet të cilët janë në kompetencë të Këshillit.