Takimi i punës të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së me koordinatorin e TIKA-s në Shkup
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi i punës të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së me koordinatorin e TIKA-s në Shkup
Press realeses
|
Jun 7, 2024
Takimi i punës të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së
me koordinatorin e TIKA-s në Shkup
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, zhvilloj takim pune me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA në Shkup, z. Mehmet Bajrak.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për përpjekjet, aktivitetet dhe mbështetjen financiare të agjencisë turke TIKA, veçanërisht pasi informoi se ka filluar procesi i dhënies së ndihmës financiare për Gjykatën Themelore të Gostivarit, i cili është me rëndësie të veçantë dhe për të cilin parimi u diskutua gjatë vizitës në Republikën e Turqisë dhe pritjes miqësore të kryetarit të Këshillit Gjyqësor nga presidenti i TIKA-s, z. Serkan Kajallar.
Në takim u shpreh vullneti i ndërsjellë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, përmes shqyrtimit dhe realizimit të projekteve të cilët janë të rëndësishëm për Këshillin Gjyqësor dhe gjyqësinë në tërësi.